Subscribe

Vijojnë operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike në disa qarqe të vendit. Policia e Shkodres pasi kishte informacione për kultivim të kanabisit në zonën e Postribës ushtroi kontroll në banesën e Gjergj Mhillit.

 

Nipi i këtij të fundit, Florjan Kola pasi pa se policia zbarkoi në banesën e dajës së tij, u fut me armë zjarri dhe kërcënoi efektivet. Pasi policia neutralizoi të riun dhe i sekuestroi armën, në banesën e Mhillit arriti që të gjejë municione të tjera luftarake si dhe 1300 fidanë kanabisi. Në pranga kanë rënë dajë e nip, ndërkohë që po hetohen për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Një tjetër operacion është zhvilluar edhe në qarkun e Lezhës. Në fshatin Xhuxhë të Mirditës, u zbuluan afro 1700 fidanë kanabis. U arrestuan Bahskim Hasani dhe Indrit Cara, pasi dyshohet se janë kultivuesit e lëndëve narkotike.

 

Gjithashtu policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin e 19-të antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Ky operacion u shtri në fshatin Brret dhe Kroi i Madh në Krujë ku u gjetën 362 bimë narkotike.

 

Por ende nuk është zbuluar se kush janë autorët e kultivimit të kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *