Kur ka kaluar një javë nga rënia e avionit në Ishëm, policia e Durrësit ka sekuestruar 300 kg kanabis sativa, në një banesë në këtë fshat. Ambienti ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e bimëve narkotike. Specialistët e antidrogës kanë identifikuar ndërtesën ku u gjetën rreth 300 kg kanabis sativa. Pronari Besmir Agasi 47 vjeç, është shpallur në kërkim. Ndërkohe janë ndalur 13 punëtorë. Ka dyshime se ata punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike. Policia sekuestroi edhe një furgon në pronësi të njërit prej punëtorëve si dhe një makinë tip “Peugeot”. Policia është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve apo detajeve të tjera, rreth këtij operacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *