Kronikë
Kanabis në banesë e dhunë në familje, arrestohen 8 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar orët e fundit tetë persona për vepra të ndryshme penale.
Dy të rinj u prangosën pasi në banesën e 38-vjeçarit me iniciale E.K., policia gjeti një sasi kokaine dhe kanabisi.
Reklamë
Një rast tjetër është ai i një 64-vjeçari, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga ana tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor vendosën në pranga 5 shoferë, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




