E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Vendi

Kanabis edhe pranë Tiranës

Kanabisi kultivohet edhe pranë kryeqytetit. Policia gjeti dhe asgjësoi dy parcela me 3132 rrënjë, por serish nuk arrestua asnjë prej kultivuesve. Operacioni i komisariatit nr 4 u zhvillua fillimisht në afërsi të fshatit Qafë Mollë ku u gjetën 2200 rrënjë hashashi. Bimët ishin konstatuar fillimisht nga ajri nëpërmjet helikopterit. Ndërsa në fshatin Mazrek, të Kasharit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 932 bimë narkotike kanabis. Edhe këtu nuk u arrit të identifikohej asnjë person pasi bima ishte kultivuar në një toke pa pronar. Rrethinat e Tiranës janë kthyer në një problem shqetësues për policinë, ku në të paktën 12 zona kultivohet kanabis. Sipas të dhënave të policisë, kryesisht problematike janë zonat e Zall Dajtit Shëngjergjit e Qafë Mollës.

 

Më shumë video

Reklamë