Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dod Lalaj.

Lalaj, banues në fshatin Domgjonaj në Mirditë I janë sekuestruar lëndë plasëse dhe bimë nakotike, kanabis.

 

Lalaj ka rënë gjurmët e policisë pas kontrolleve në afërsi të banesës së tij.

 

Në fillim policia ka pikasur bimët kanabis ndërsa më vonë gjatë kontrollit në banesë I janë gjetur edhe katër kallëpe me lëndë plasëse.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Domgjoni”.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i mbajtjes së lëndëve shpërthyese.

Sekuestrohen kallëpë me lëndë plasëse dhe bimë narkotike të kultivuara.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të mbajtjes së municioneve luftarake e lëndëve shpërthyese, bazuar në informacione policore të administruara në rrugë operative për një shtetas që kishte kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, si dhe mbante lëndë plasëse shpërthyese, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë është finalizuar operacioni policor i koduar “Domgjoni”.

Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi Dod Lalaj, banues në fshatin Domgjon, Mirditë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Arrestimi i shtetasit D. L. u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tij, në afërsi të banesës, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kallëpë me lëndë të dyshuar plasëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *