Policia ka vënë në pranga katër persona, të cilëve iu është gjetur municion luftarak dhe lëndë narkotike. Një nga të arrestuarit rezultonte në kërkim për vjedhje.

 

E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, u vunë në pranga pasi iu gjetën sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje.

 

Ndërkohë një 17-vjeçari në Kurbin iu gjet armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Një tjetër 22-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *