Shtatë persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të koduar “TRANZIT” në Tiranë dhe Dibër.

Efektivet mundën të sekuestronin 32.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Në pranga përfunduan këta shtetas:

E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

P.A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”., D.M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë., F.D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.

M.P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe A.H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

 

Ata e  kishin siguruar drogën në shtetit grek, dhe më pas e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

 

Me pas kanabisi do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

 

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *