E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Vendi

Kamza, bulevard me emrin e Trump, Qytetarët: Jetesa këtu, një makth

Së fundi në Kamëz, kryebashkiaku Xhelal Mziu inaguroi bulevardin e qytetit me emrin e Presidentit Donald Trump, fakt ky që nuk u ka shpëtuar mediave të huaja.

 

Në një shkrim të agjencisë AFP, i cili është publikuar në dhjetra portale të huaja, vërehet dhe ana tjetër e medaljes, ajo përtej fasadës. Qytetarë të intervistuar nga agjencia pohojnë se “çkuptim ka të emërtosh rrugët me “Sarkozi, Berluskoni, Bush, Paris, Tokyo kur, në të vërtetë, jetesa jonë këtu është një makth”.

 

Jo pa ironi AFP raporton se krahasuar ne rrugën e Parisit, apo të Tokyos, ku vërehen dhe plehra në rrugë, bulevardi i ri Trump shkëlqen nga pastërtia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë