Kampionati skocez në Tring, Rangers mundet nga Dundee

Java e 15 e kampionatit skocez nisi me një rezultat surprize. Dundee mori një fitore te shkëlqyer në shtëpi 2 me 1 kundër Rangers në një ndeshje te transmetuar në platformën Tring. Të zotët ë shtëpisë kanë lënë përkohësisht vendin e fundit në renditje ndërsa Rangers nuk arritën dot synimin e tyre që të merrnin vendin e dytë në klasifikim.
Pjesa e parë në Dens Park ka qenë e ekuilibruar me jo shumë raste për gol. Ndërsa fraksioni i dytë ka sjell edhe emocionet me te mëdha duke qenë se u shënuan edhe tre gola. Dundee arriti të kalojë në avantazh në minutën e 66 me anë të Mark O’Hara. Megjithatë gëzimi i të zotëve të shtëpisë zgjati vetëm 4 minuta para Rangers, klubi historik skociez arriti të barazojë rezultatin me anë të Josh Ëindass.
U mendua se gol ishte pikë kthese për miqtë në mënyrë që ata të shënonin edhe golin e fitores, por heroi i vendasve Mark O Hara realizoi një tjetër gol në minutën e 80, që i dha tre pike të çmuara Dundee, që ngjitet ne 12 pikë ndërsa Rangers qëndron ne vendin e 4 me 24 pikë pas krahëve të Celtic , Aberdeen dhe Hibernian..




