E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Kampionati kombëtar i Atletikës

Kampionati i 80-të kombëtar i Atletikës që u mbajt në “Elbasan Arena”, shpalli më të mirët e këtij edicioni.

 

Surprizat ishin të pakta teksa sportistja më e mirë u vlerësua Luiza Gega ndërsa tek meshkujt Izmir Smajlaj, sportiste të cilët në fakt qëllimet e tyre i kanë gjetke në kompeticionet e rëndësishme europiane pasi në garat kombëtare nuk kanë rivale.

 

Reklamë

Sa i takon rivalitetit në ekipore, Tirana me 119 pikë u shpall ekipi më i mirë tek kategoria e femrave duke rivalizuar me Skënderbeun, ndërsa tek meshkujt ekipi më i mirë doli Vllaznia me 209 pikë me distancë të madhe ndaj Tiranës dhe Skënderbeut.

 

Me mbylljen e aktivitetit të kupës së Shqipërisë dhe tashmë të kampionatit kombëtar, vëmendja është e përqendruar në aktivitet ndërkombëtar, ku do të përfaqësohemi me atlete dhe takimi më i afërt janë lojërat mesdhetare te Tarragones në Spanjë në fund të muajit qershor, ku pretendimet me te mëdha i kanë normalisht Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Më shumë video

Reklamë