Subscribe

Sfida me e rëndësishme e javës se 5 e kampionatit belg qe vuri përballe dy rivale për titullin kampion si Anderleht dhe Gent, ka dhuruar nje barazim spektakolar 2 me 2. Takimi i transmetuar ne Tring HD ofroi një futboll emocionues, te luftuar he gola spektakolare. Miqte e Gent ishin dominues absolut te pjesës se pare, pavarësisht se rezultati në këtë fraksion u mbyll 1 me 1. Pas një shtylle te Gent me Renato Sanchez, ne minutën e 19 një ndërhyrje e panevojshme pikërisht Renato Sdancez ndaj Acempong i dha mundësinë Anderlehtit me anë të Juri Tielemans të ekzekutonte një 11-metersh, goditje cila nuk u gabua në talenti i vendasve. Por kaluan vetëm 2 minuta dhe Gent barazoi me një suprgol të Moses Sajmon. Deri në fund të pjesës së parë Gent dominoi totalisht lojën, por sulmuesi i tyre Zheremi Perbet humbi të paktën 4 raste flagrante për gol. Por kur pritej që dominimi i miqve të vijonte edhe në pjesën e dytë, që në start Anderlehti falë një goli shumë të bukur të Polakutm, Teordorcik riktheu avantazhin. Sfida ndryshoi rrënjësisht në raport me 45 minutat e para, pasi Anderlehti filloi të kontrollonte qarkullimin e topit, duke i dhënë pak shanse Gentit. Të paktën kjo panorame ishte deri në minutën e 3 shtesë kur një goditje e shkëlqyer fluturimthi e Nana Asares shtangu tifozerine vendasve në Bruksel, duke e mbyllur sfidën 2 me 2. Në renditje pas javës së 5 të kampionatit, të dyja ekipet kanë 9 pikë, 2 më pak sesa Sporting Sharlerop e vendit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *