Autoritetet greke po bëhen gati te zbatojnë nje plan per zhvendosjen e me shume se 10 mije emigranteve, qe gjenden te bllokuar prej muajsh ne kampin famëkeq te Idomenit. Sipas burimeve ne mesjave skuadra te policisë do te marrin pjese ne operacionin e largimit te tyre drejt qendrave te strehimit te ngritura ne disa zona te vendit. E ardhmja per emigrantet qe gjendjen ne kete kamp është e pasigurte. Televizioni Al Xhazira realizoi nje reportazh me ta. Shenjat e dhunës se përplasjeve me policine greke ne tentative per te kaluar ne Maqedoni, janë te dukshme. Ndërsa kufiri me kete vend eshte i mbyllur, kalimi drejt Shqipërisë shihet si mundësi, ndonese rruga eshte e vështire. Per te tjerë frika per ate qe mund t’u ndodhe nese udhëtojnë drejt Shqipërisë është e dukshme.

 “Ka shumë kriminelë atje, i kanë vjedhur njerëzit. Disa e kanë kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë e janë zhdukur. Nuk kemi dëgjuar më për ta, nuk e dimë ç’u ka ndodhur”

Disa emigrante shohin si mënyre shpëtimi blerjen e nje pasaporte te rreme per t’u larguar drejt Europes Veriore, por per te pasur nje te tille duhen deri ne 5 mije euro. Javet e fundit jane shtuar kontrollet e policisë shqiptare ne kufirin me Greqinë, ku patrullohet 24 ore ne dite dhe ku eshte ndaluar nje grup emigrantesh siriane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *