24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes mes dy kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës, dokumenti është bërë publik  nga qeveria.

 

Protokolli i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama përcakton në mënyrë të detajuar mënyrën se si do të funksionojë ardhja, menaxhimi dhe kthimi i të huajve.

 

Marrëveshja parashikon që afati maksimal i qëndrimit të një emigranti të paligjshëm nuk do të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit apo mbrojtjes. Po ashtu, garantohet që numri i refugjatëve që do të qëndrojnë në të njëjtën kohë në kamp, nuk do të jetë më shumë se 3 mijë.

 

Të gjitha strukturat pritëse në Shëngjin dhe ato akomoduese në Gjadër, do të ndërtohen me fondet e palës italiane. Kjo përfshin edhe të gjitha shpenzimet shëndetësore edhe çdo harxhim tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë autoriteteve shqiptare.

 

Në nenin 6 të dokumentit saktësohet se asnjë emigrant nuk do të lejohet të dalë jashtë kampit pa autorizim. edhe nëse kjo ndodh, ai do të kapet nga policia për tu rikthyer brenda.

Afati i marrëveshjes është 5 vjecar me të drejtë rinovimi edhe për 5 vjet të tjera.

 

Kryeministrja italiane tha për “Il Messaggero” se për këtë çështje është vënë në dijeni Komisioni Evropian.

 

GIORGIA MELONI

KRYEMINISTRE E ITALISE

 

Ne e informuam Komisionin Evropian pa shkaktuar ndonjë çështje kritike. Në të vërtetë, unë besoj se mund të bëhet një model bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE për menaxhimin e flukseve migratore. 

 

Ndërkohë mediat evropiane shkruajnë se Bashkimi Evropian i ka kërkuar qeverisë në Romë një informacion më të detajuar për marrëveshjen të cilësuar shumë të diskutueshme të nënshkruar me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *