E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Kamp veror në Teatrin e Metropolit

Këta fëmijë po bëhen gati për shfaqjen e radhës në Teatrin Metropol. Nuk kanë pasur asnjë lidhje me skenën më herët, përveçse si shikues, por këtë të premte protagonistët do të jenë vetë ata.

 

Është konsideruar si një kamp veror për fëmijët e moshave të ndryshme që përtej orëve të mësimit duan të aktivizohen në të tilla aktivitete kulturore. Për Sonilën, që e njohim si regjisoren që rikthen shfaqjet e vjetruara në fondet e arkivave të teatrit, ky është një mision edhe më i rëndësishëm.

 

Reklamë

Ky kamp veror për fëmijët pritet të kthehet  në traditë, pasi një gjë është e sigurt. ata, të vegjlit dinë ta bëjnë edhe vetë një shfaqje, duhet vetëm pak orientim.

 

 

Më shumë video

Reklamë