Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së kamionit me një makinë Fiar në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”.

 

Policia njofton se shoferi i Fiat-it, kinezi me iniciale Y.Sh dhe pasagjeri që ndodhej në kamion kanë marrë dëmtime.

 

Ata janë nisur për në spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

 

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç,  banues në Fier.

 

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *