E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kamioni merr flakë në aksin Lushnje-Rrogozhinë/ Dyshimet e para

Një kamion me targa të Tiranës është perfshire nga flaket mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

 

Reklamë

Drejtuesi i  kamionit ka pare qe ka  dale dym nga pjesa e perparme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është perfshire nga flaket te cilat u perhapën me shpejtësi.

 

Flakët ishin të mëdha duke bere që të krijohej dhe panik te mjetet që kalonin në këtë aks  dhe prania e një karburanti rreth 50 meter  prane.

 

Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjes, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur venien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar me tej.

 

Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij se cfare ai kishte parë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë