Policia e Shtetit ka dhënë informacion lidhur me lëndën natkotikr të kapur në Mal të Zi.

 

Sipas policisë, është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

 

Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

 

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

 

Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *