E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kamioni i horrorit në Angli/ Refugjatët ngrinë në temperaturën -25 gradë

31 burra dhe tetë gra, mes tyre një adoleshente, të cilët u gjetën të pajetë një ditë më parë në një kamion në një park industrial në afërsi të Londrës, janë të gjithë me shtetësi kineze.

 

Mo Robinson, shoferi 25 vjeçar, nga Irlanda Veriore është vënë në pranga duke u akuzuar për vrasje dhe po merret në pyetje nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.

 

Mësohet se kamioni ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nga Belgjika.

 

Autoritetet kanë dyshime për një rrjet të trafikimit të qënieve njerëzore i cili ka lidhje me qytetin bullgar Varna, aty ku është regjistruar kamioni dy vjet më parë.

 

Ministria e Jashtme e Bullgarisë, konfirmoi se kamioni është i regjistruar në një kompani të një gruaje nga Irlanda.

 

Policia po heton nëse viktimat po trafikoheshin në Mbretërinë e Bashkuar nga bandat kriminale, të cilët kishin ne plan ti shisnin si skllevër për të punuar në bare, bordello, sallone masazhesh apo restorante.

 

39 viktimat janë gjetur në kushte të tmerrshme, ata kanë vdekur ngadalë në temperaturën -25 gradë celcius dhe thirrjet e tyre për ndihmë nuk janë dëgjuar nga askush.

 

Në vitin 2000, 58 emigrantë kinezë u gjetën të asfiksuar në një kamion në Dover.

 

 

 

Vazhdo të lexosh