Subscribe

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi paraditen e kësaj të marte në fshatin Drenovë në Mallakastër.

 

 

Një kamion që merrej me kryerjen e shërbimeve në puset e naftës doli nga rruga e përfundoi në një parcele toke. Si pasojë, humbi jetën në vend shoferi Gëzim Qallia, ndërsa mori plagë të shumta në trup pasagjeri 62-vjeçar, Leonidha Golloshi. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Mësohet se dy personat, punonjës të një kompanie nafte, po shkonin për të punuar në një pus. Por teksa po lëviznin me kamion, një pjesë e rrugës pati shkarje dheu. Kjo bëri që mjeti i tonazhit të humbte kontrollin dhe të rrokullisej për disa metra.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *