E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kamikazi vret 35 civilë në Kabul

Është rritur bilanci i të vdekurve nga sulmi kamikaz në Kabul duke shkuar ne 35, ndërsa të paktën 40 persona mbetën të plagosur. Sipas autoriteteve sulmi, i kryer në një zonë të qytetit të banuar kryesisht nga shiitë, kishte në  objektiv një autobus me punonjës civilë të ministrisë së Minierave.

 

Por, zyrtarë lokalë njoftojnë se ka dyshime që sulmi është planifikuar për të vrarë zëvendës shefin ekzekutiv të qeverisë Muhamed Mohaqiq. Kanë qenë rojet e tij ata të cilët e kuptuan këtë dhe i bllokuan rrugën makinës së mbushur me eksploziv që drejtohej nga kamikazi.

 

Reklamë

Sulmi u mor përsipër nga talebanët. Ata janë betuar se do ta vazhdojë fushatën luftarake ndaj qeverisë afgane. Mbi 1600 civilë janë vrarë në Afganistan gjatë 6 muajve të parë të vitit dhe rreth 20% e tyre në Kabul. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po vlerëson se duhet të rrisë numrin e trupave amerikane që ndihmojnë policinë dhe ushtrinë afgane.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë