Subscribe

Goditja e forte qe shkatërroi tre automjete, njeri prej te cilëve u përmbys, duke lene pas nje polic te vrare e dy te plagosur, erdhi për shkak te shpejtësisë skëterre. 22-vjeçari Arnold Kola, sipas te dhënave te para, po e kalonte bulevardin kryesor te Kamzës, drejt Institutit Bujqësor, me rreth 150 kilometra në orë. Ai ka tentuar të parakalojë furgonin e komisariatit 5 të policisë, i cili po patrullonte zonën. Por shpejtësia shumë e madhe dhe humbja e kontrollit, ka sjellë përplasjen fatale. Nga goditja, efektivi Ervin Haxhiu 41 vjeç, humbi jetën, ndërsa dy kolegët e tij Besmir Voji dhe Ismail Hoxha morën plage te shumta. Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit Leksus, Arnold Kola, është arrestuar. Ai ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. Homazhet për Ervin Haxhiun u bënë pranë komisariatit nr. 5 aty ku dhe 41-vjeçari shërbente prej disa vitesh. I pranishëm Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se do të kërkojnë ashpërsimin e kodit penal. Në këtë mënyrë u shpreh Ministri i Brendshëm, çdo aksidentet me pasojë vdekjen e qytetarëve, do të jetë i dënueshëm sipas kodit duke u klasifikuar si “vrasje rrugore”. Sipas Tahirit, ky model ndiqet nga vende të Bashkimit Evropian si Italia, ndërkohë që masat për aksidentet rrugore, janë më të ashpra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *