Jemi në muajin e sensibilizimit për kancerin e gjirit dhe rrëfimi që vjen nga Britania është vërtet I pabesueshëm për një rast të zbulimit të këtij tumori.

Nuk do ta besoni kurre nëse do tiu rrëfehet se një 41 vjecare e ka zbuluar se kishte kancer gjiri vetëm pas një vizite në një muze.

Bëhet fjalë për një muze në Edinburg të Skocisë, aty ku Ball Gill kishte shkuar si turiste bashkë me bashkëshortinn.

41 vjecarja preu një bilete dhe hyri edhe në një nga vendet me te vizituara të muzeut “Camera Obscura and World of illusions”, një hapësire iluzionesh optike.

Duke hyre në këtë dhomë dedikuar fotokamerave termike që I lejon vizitoreve të të shikojnë imazhe të trupit të vet me ngjyra, Gill vuri re dicka të cuditshme.

 

Ana e majtë e gjoksit kishte ngjyre të ndryshme nga ana e djathtë. I bëri një foto vetes dhe ia tregoi mjekut të saj gjinekolog, duke zbuluar edhe të vërteten e hidhur. Anomalia e treguar nga ngjyrat e dhomës me fotokamera termike në fakt kishte zbuluar një mase tumorale në gji.

 

Një lajm sa I hidhur aq edhe shpresëdhenes për 41 vjecaren Ball Gill. Për fat të mirë tumori ishte në fazën e para kështu që vizita në atë muze me shpëtoi jeten pasi arrita të bëj ndërhyrjen duke pasur rezultate fantastike.

 

Nëse nuk do të kishte qënë për muzeun, unë me siguri nuk do të kisha bërë vizite rutine dhe kushedi si do kisha përfunduar, u shpreh gruaja britanike.

 

Rrëfimi I saj tronditës, ishte një mesazh I fortë në fakt për të gjithë gratë vajzat të cilat duhet të bëjnë vizita periodike në gji, për të parandaluar agravimin e mundshëm të tumoreve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *