Parlamenti ka vendosur rikthmin ne komisionin e sigurisë te dekretit presidencial per ligjin e kamerave te sigurisë. Pas marrëveshjes mes PS-se dhe LSI-se, kryetari i kuvendit Ilir Meta ka njoftuar ligji do te kthehet serish ne komisionin e sigurisë, ku do t’i behen ndryshimet per te cilat aleatet rane dakord nje dite me pare. Ndërkaq ne seancen plenare eshte vendosur qe socialisti taulant balla do te jete bashkëkryetari i ri i komisionit per reformën zgjedhore, duke zëvendësuar Bashkim Finon. Reforma zgjedhore është nje prej reformave me te rëndësishme per opozitën, e cila kerkon përfundimin e saj deri ne muajin dhjetor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *