E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kamerat inteligjente, Dogjani: Nuk i shërbejnë sigurisë, qeveritarët tanë janë të marrë peng

Avokati Asllan Dogjani e ka cilësuar kriminale vendosjen e kamerave të sigurisë në shkollat shqiptare.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Dogjani tha se ky projekt nuk ka për qëllim sigurinë e fëmijëve, por bëhet pasi qeveritarët shqiptarë janë marrë peng.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Dogjani: Qeveritarët janë marrë peng, nuk është se nuk kemi pasur kamera. Më thoni mua një ngjarje kriminale që është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Po një projekt i tillë duhet të ishte bërë në Shqipëri në zyrat ku vjedhin këta.

Gashi: Aty na del Safeti.

Dogjani: Unë nuk dua të monitorohen shqiptarët. Unë e shoh më gjerë që nesër mund të jetë një shtet armik dhe të dhënat tona t’i ketë në pëllëmbë të dorës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë