Subscribe

Kryeministri Rama e cilësoi projektin per vendosjen e kamerave te trupit per policinë, si instrumentin i cili heq çdo alibi per te manipuluar te vërteten. Gjatë prezantimit të sistemit në Drejtorinë e Policisë se Tiranës, Rama tha se pas hapit te pare me akademinë e sigurisë per uljen e analfabetizmit në radhët e policisë, vjen elementi që zhduk korrupsionin. Sipas kreut të qeverisë, çdo informacion transmetohet në trurin dixhital të policisë së shtetit të cilit do i shtohet dhe projekti tjetër për monitorimin e akseve kryesore te vendit. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se çdo efektiv, do të pajiset me kamera, por nuk do ta kuptojë se kur salla monitoron veprimet e tij. Projekti i kamerave te trupit per efektivet e policisë ne terren është i pari qe aplikohet ne Ballkan. Fillimisht do të pajisen të gjithë efektivët e terrenit në policinë e Tiranës dhe brenda 1 viti parashikohet shtrirja e sistemit në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *