E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kamerat e sigurisë filmuan autorin e vrasjes së Kastriot Reçit

Nje dite pas vrasjes se 47 vjeçarit Kastriot Reçi kane dale ne drite detaje te reja.

Burime bejne me dije për Vizion Plus se janë shoqëruar në polici 6 persona.Ata dyshohet se kanë dijeni në lidhje me ngjarjen dhe se mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autoreve të vrasjes. Ndërkohë mësohet se në momentin e vrasjes Kastriot Reçi ishte nën shoqërinë e të vëllait.

Reklamë

Pas parkuan automjetet ata  iu drejtuan hyrjes se lokali. Ky moment u shfrytëzua nga vrasësesit te cilet dyshohet te kene qene dy.Ata qëlluan me snajper Kastriot Reçin duke e lene te vdekur ne vend.Kastriot Reçi u ekzekutua me një plumb në zemër rreth orës 11:05 që qendër të Rrëshenit, ndërsa arma tip snajper u gjet pak ore me vone ne nje pallat aty prane.

Arma u gjet ne katin e fundit. Levizjet e autorit mesa duket jane kapur nga kamerat e sigurise por problemi eshte se pas ngjarjes ai ka dale i maskuar dhe ka qene e pamundur per ta identifikuar. Ndersa versionet se disa ore para se te ndodhte krimi, autori i mundshem ka hyre ne pallatin nga ku mund te jete gjuajtur, i veshur si grua, nuk jane konfirmuar.

Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës por nuk ka asnje gjurme te autoreve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë