E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kamerat e ‘krimit’/ Nis çmontimi edhe në Elbasan

Ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit çmontimi i kamerave të jashtëligjshme.

 

 

Paisjet dyshohet se janë vendosur nga kontigjentë të krimit për të vëzhguar lëvizjet e kundërshtarëve të tyre por edhe të policisë.

Reklamë

 

 

Policia ka nisur aksionin në lagjen ‘Sul Misiri’ dhe në rrugën e re të trenit ku janë çmontuar 6 kamera.

 

 

Aksioni do të vazhojë edhe në zona të tjera të qytetit ndërsa policia nuk ka bërë të ditur detajet.

 

 

Më herët. Gjatë javës së fundit, Policia e Shtetit ka shtrirë operacionin ‘Fijet’ në të gjithë vendin. Kamera të vendosura në ambjente publike në kundërshtim me ligjin janë çmontuar edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Fier, Lushnje etj…

 

 

Nga operacioni ka shtetas të arrestuar e të shpallur në kërkim.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë