Subscribe

Gati një javë pas rrëzimit të helikopterit të ushtrisë EC 145, ky dy pilotët humbën jetën, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është takuar me ambasadorin francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi. Kodheli i ka kërkuar ambasadorit, ndihmën e ekspertëve francezë për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndodhur në Grizhtë të Malësisë së Madhe. Nga ana tjetër, ekspertët shqiptar nuk kanë mundur të rikuperojnë pamjet filmike të kamerës së bordit qe gjendej ne helikopter. Për të rikuperuar filmimet e xhiruara nga memoria, grupi hetimor ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë me anë të kompanisë “Eurocopter”, autoriteteve gjermane. Pjesa e kutisë së memories së kamerës u gjet nga zhytësit e RENEA-s 2 ditë më parë dhe i është dorëzuar grupit hetimor, ku bëjnë pjesë eksperte te Prokurorisë, Ministrisë se Mbrojtjes dhe Policisë. Gjithashtu, hetuesit ushtarak pyetën këtë hënë në Spitalin e Traumës, të mbijetuarin e aksidentit, Gerald Baramuça, por ky i fundit i është përgjigjur shkurt, duke thënë se nuk mbante mend asgjë. Në të njëjtën kohë, është sekuestruar në Farkë dokumentacioni që tregon itinerarin dhe shkaqet e ngritjes së helikopterit EC 145, ditën ku ndodhi aksidenti mbi liqenin e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *