Mesditën e kësaj të mërkure në Komisariatin e Policisë Has u përurua sistemi i monitorimit non stop 24 orë, me kamera dixhitale i qytetit të Krumës.

 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariateve të tre rretheve, Kryetari i Bashkisë Has dhe drejtues të organeve ligjzbatuese në Qark.

 

Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm këtë ivestim që do shërbejnë në rritjen e parametrave të sigurisë dhe ka theksuar se tre muaj më parë ka përfunduar instalimi i kamerave dixhitale në qytetin e Kukësit dhe brenda vitit do të përfundojë dhe në qytetin e Bajram Currit. Kuçana ka falënderuar sipërmarrësin Qarri dhe ka ftuar gjithë biznesmenët  e qarkut që të mbështesin Policinë për të ndërtuar  sisteme sigurie efikase në të mirë të  komunitetit.

 

Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska dhe Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina, në shenjë falënderimi i dhanë Certifikat Mirënjohjeje financuesit të projektit.

 

Në fjalën e tij Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska ka theksuar se ky kontribut është një tregues i nivelit shumë të mirë të bashkëpunimit të strukturave policore me komunitetin e këtij Qarku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *