E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kamenos sulmon Turqinë

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos në një takim joformal me homologët e tij të NATO-s, duke folur për bashkëpunimin si e vetmja mënyrë për të garantuar paqen në rajon, tha se do të informojë Bashkimin Europian dhe NATO-n, për ndalimin e paligjshëm të dy ushtarëve grek në Turqi, në kundërshtim me çdo rregull të së drejtës ndërkombëtare.

 

Referuar një deklarate të nënkryetarit të qeverisë turke, për rrëmbimin e tetë ushtarëve turq në Greqi, Kammenos u shpreh se sjellja e Turqisë shkel të drejtën ndërkombëtare, traktatet ndërkombëtare duke u përpjekur të minojë përpjekjet dhe bashkëjetesën në paqe të rajonit.

 

Ministri grek i bëri këto deklarata gjatë stërvitjes së parë të Forcave Speciale të vendeve të Ballkanit. Duke përshëndetur stërvitjen e përbashkët, Kammenos u shpreh se synon që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në sektorin e Energjisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë