Subscribe

Ministri grek i mbrojtjes Panos Kamenos paralajmëron Shqipërinë se nuk është ne interes te saj dhe ne dem te marrëdhënieve mes dy vendeve te furnizoje tezat nacionaliste, duke hedhur here pas here idenë e Shqipërisë se Madhe.

 

Ne nje interviste per televizionin grek “Skai”, Kamenos, i njohur per qëndrimet e tij radikale, theksoi se Shqipëria duhet te jete e interesuar per marrëdhënie sa me te mira me Greqinë.

 

“Ideja e Shqipërisë së madhe dhe grupimet ekstremiste  islamike funksionojnë vetëm kundër pozitave te Shqipërisë, i rendojnë me shume ato. Ne me Shqipërinë bisedojmë për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, për të drejtat e njeriut të minoritetit grek, por jo për çështje që rëndojnë Greqinë ose për çështje të cilat janë të mbyllura. Debate te tjera si ato per ndryshim kufijsh ne Ballkan jane thjesht provokime dhe teza te nacionalisteve dhe Greqia jo vetëm nuk i përkrah, por i dënon ashpër ato.”

 

Ndërkaq, për këtë çështje ka folur edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ai deklaroi se Shqipëria e Madhe nuk është në axhenden e shqiptarëve.  “Ne kemi një panoramë të re politike vitet e fundit. Kemi një hartë të re në Ballkan pas pavarësisë së Kosovës. Por përralla e Shqipërisë së Madhe nuk është në axhendën e elitës së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Për të flasin kolegët tanë në Serbi”, u shpreh Hoxhaj. Sipas Hoxhajt, njohja e Kosovës nga Greqia do të shënonte një periudhë të re të një miqësie politike mes dy vendeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *