Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index nuk e...

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet edhe nga...

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët po përhapen...

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, plagoset...

Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri në objektet...

Tragjedi! Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18 persona

Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë...

Përshkallëzohet kriza detare në Lindjen e Mesme, sulmohet anija...

Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një...

Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

29 Korrik 21:59

Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në këtë institucion lidhur me situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë, dhe ka propozuar që kjo temë të jetë pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Ata jetojnë në Luginën e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Në draft-rezolutën e Kamberit kërkohet që Kuvendi i Serbisë “të pranojë qasjen diskriminuese dhe të shprehë përkushtim institucional për të përmirësuar pozicionin e komunitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Dokumenti bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, dhe për pezullim të menjëhershëm të masave administrative për pasivizim të adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë.

Përveç kësaj, në mesin e problemeve tjera të shqiptarëve janë përmendur edhe: mosnjohja e diplomave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, mungesa e një përfaqësimi të drejtë dhe proporcional në institucione shtetërore, pengesat në përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik në atë rajon.

Në draft-rezolutë është thënë se për shkak të mungesës së rezultateve nga përpjekjet e kaluara institucionale, propozohet që statusi i shqiptarëve në jug të Serbisë të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, “në kuadër të përpjekjeve gjithëpërfshirëse për të arritur paqe të qëndrueshme”.

“Miratimi i rezolutës do të ishte dëshmi e gatishmërisë politike për t’i zgjidhur problemet e zvarritura me dekada dhe për të garatuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë – çka është kusht bazik për zhvillim demokratik dhe përparim drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kamberi.

Draft-rezoluta është nënshkruar nga dy deputetë tjerë nga Partia për Veprim Demokratik e Sanxhakut.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka hedhur poshtë propozimin e Kamberit, duke thënë se pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë nuk është, dhe nuk do të jetë pjesë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk do të kenë sukses tentimet për ta keqpërdorur dialogun me Prishtinën dhe për ta instrumentalizuar politikisht nga politikanë të papërgjegjshëm në pjesën qendrore të Serbisë”, ka thënë Petkoviq.

Ai pretendon se “Serbia njihet si shtet që ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm me minoritetet dhe që është model për të gjithë në rajon”.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, prej vitit 2011. Palët i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Aktualisht dialogu është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë janë deklaruar shpesh për problemet dhe kanë thënë se diskriminohen, diçka që Beogradi e mohon.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur disa herë se janë të përkushtuara për të ngritur zërin për shqetësimet e banorëve të Luginës së Preshevës, dhe kanë ndarë miliona euro si ndihmë për ta.Megjithatë, mungesa e investimeve dhe barrierat e vazhdueshme besohet se kanë ndikuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve prej këtij rajoni, kryesisht drejt shtetit të Kosovës./REL

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Bujanoci kamberi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet edhe nga ajri

më shumë...

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët po përhapen në pyjet me pisha

më shumë...

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, plagoset 39-vjeçari në Velipojë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

7:37

Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri...

7:09

Tragjedi! Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18...

7:00

Vuçiç kërcënoi Kosovën me devijimin e lumit...

6:48

“Benz-i” përplas biçikletën në Fier, një i...

6:45

Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk...

6:12

Përshkallëzohet kriza detare në Lindjen e Mesme,...

5:46

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, KASH:...

5:41

Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër...

5:35

Simptomat e hershme të demencës mund të...

5:19

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në...

5:04

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i...

5:03

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha:...

4:50

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri...

4:42

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë,...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.