Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi u bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për të detyruar Serbinë të dialogojë me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Kamberi deklaroi se palës serbe i mungon vullneti për të zbatuar tri marrëveshje të nënshkruara.

 

“Problemi është se ne nuk po mundemi ta detyrojmë një Serbi të tillë ku ka mungesë absolute të vullnetit për të dialoguar me shqiptarët t’i zbatojë ato. Pra ajo që mbetet që bashkësia ndërkombëtare, procesi i integrimeve europiane, respektivisht bisedimet me Kosovën të ndihmojë nxitjen e një dialogu të brendshëm në Serbi të Vuçiç apo qeverisë së tij me shqiptarët per të drejtat tona në frymën e ndërtimit të një reciproriteti me të drejtat e serbëve në Kosovë. Ndryshe nuk mundet të ketë një marrëveshje që sjell paqe afatgjatë në Ballakan derisa Serbia insiston mbi diçka që është mbi maksimalen, dicka që është mbi standardet ekzistuese europiane për pakicen e vet në Kosovë ndërkohë që shqiptarëve i mohon të drejtat elementare bile edhe ato të drejta që janë të garantuara me legjislacionin e brendshëm serb”, tha Shaip Kamberi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *