“Diskriminimi serb po asimilon shqiptarët e Luginës”. Kështu është shprehur Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis me Pranbera Borakajn, Kamberi tha se diskriminimi në Serbi ka ngushtuar hapësirat e jetë dhe ka rritur emigrimin e popullatës së re.

 

Si çdo vit, edhe këtë herë 28 tetori që përkon me pavarësinë e Shqipërisë Luginën e Preshevës e gjen njësoj.

 

Tradicionalisht, për shumë vite me radhë na gjen njësoj. Me diskriminim të vazhduar, që shteti e zbaton ndaj popullatës shqiptare në këtë rajon. Një diskriminim i cili dukshëm ka ngushtuar hapësirën e jetës dhe dukshëm në masë ka ndikuar që vitet e fundit të kemi një emigrim të madh sidomos të popullatës tonë të re. Pavarësisht proceseve që rajoni është ndodhur, sidomos prej vitit 2001, kur ka përfunduar kryengritja e shqiptarëve, kur me Beogradin zyrtar kemi nënshkruar një marrëveshje për të hyrë në një process politik për avancimin e të drejtave të shqiptarëve e deri më sot kur kemi dy marrëveshje të tjera, edhe për shkak të fatit që Serbia është një shtet në procesin e integrimit në BE, të cilin e obligojnë kapitujt e ndryshëm që ka për të përmbushur për të ecur përpara drejt BE, pavarësisht faktit se ajo është në një proces trilateral për momentin me Maqedoninë dhe Shqipërinë me atë që quhet Open Balkan.

 

Ndjenja e shqiptarëve vazhdon të mbetet diskriminuese  dhe ajo shihet në festat e nëntorit, ku për shkak të ndalesave ligjore do e kemi të pamundur të përdorim lirshëm simbolin kombëtar në ditën më të madhe të kombit tonë”, tha Kamberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *