Politikë
Kamberi: Bisedimet Kosovë-Serbi, shpresa e fundit për shqiptarët e Luginës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se shpresa e fundit që të bëhet diçka për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë bisedimet Kosovë-Serbi.
Ai u shpreh për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se duhet të vendoset parimi i reciprocitetit.
Reklamë
“Ajo që kemi kërkuar është vendosja e një parimi të reciprocitetit, respektimit të ndërsjellë të të drejtave të komuniteteve. Kjo çështje të shtrohet në tryezën e bisedimeve sepse është mundësia e vetme për shqiptarët këtu që të shohin mundësinë e jetesës këtu. Është një mundësi e mirë që në diskutimet Kosovë-Serbi të flitet edhe për çështjen e Luginës së Preshevës.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




