E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kamala Harris kundërshtarja e tij në zgjedhjet e nëntorit, Trump: Jam i gatshëm për debat

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të zhvillojë një debat me Kamala Harris, kundërshtaren e tij të re demokrate në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Ish-presidenti amerikan u tha gazetarëve se është i gatshëm të ketë më shumë se një debat me Harris. Donald Trump tha gjithashtu se do të ishte më e lehtë të mposhte Kamala Harris në zgjedhje sesa Joe Biden.

“Ajo është shumë më radikale se ai”, tha kandidati republikan gjatë një konference për shtyp në internet. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh