Bota
“Kam pasur kontakt me një të infektuar”/ Karantinohet kreu i OBSH-së

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është vetëkarantinuar, pas kontaktit me person që kishte dalë pozitiv me koronavirus.
Ghebreyesus shkroi në llogarinë e tij në “Twitter” mbrëmjen e djeshme se nuk ka simptoma.
Reklamë
“Unë kam qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin për frenimin e përhapjen e COVID-19. Unë do të punoj nga shtëpia”, tha ai.
Ndër të tjera, ai bëri thirrje që të respektohen masat kundër përhapjes së koronavirusit, pasi vetëm kështu mund të ndërpritet zinxhiri i transmetimit dhe të mbrohet sistemi shëndetësor.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




