Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka bërë të ditur se 66-vjeçari nga Fieri, i cili ka qenë i shtruar në Infektiv pasi u diagnostikua me COVID-19, do të lërë pas 21 ditësh ambientet e spitalit.

 

Krahas virusit, ai vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit. Manastirliu ka publikuar edhe një video të pacientit të shëruar, i cili nuk hezitoi të falenderonte personelin shëndetësor në Infektiv për ndihmën dhe përkushtimin e ofruar.

 

“Jam shumë i lumtur. Më duket sikur kam lindur për së dyti. Kam ardhur në gjendje shumë të rënduar. Unë sot do të kthehem në shtëpinë time, tek fëmijët  mi. Faleminderit stafit të Infektivit për punënë që kanë bërë”, ishin këto fjalët e 66-vjeçarit.

 

“Kam lindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv! Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit. Sot Kastrioti është i shëruar #FORCA ekipi i Infektivit”, shtoi Manastirliu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *