E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Kam kokainë në shtëpi”, 26-vjeçari shqiptar në gjendje të droguar i zbulon “sekretin” policisë

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi po ecte në rrugë të qytetit në gjendje të droguar.

Një prej oficerëve të policisë iu afrua për t’a ndihmuar, ndërkohë 26-vjeçari filloi të fliste në mënyrë të pavetëdijshme dhe e ftoi efektivin në shtëpinë e tij që të shihnte lëndët narkotike.

Reklamë

“Eja se kam kokainë në shtëpi”, i thotë shqiptari.

Siç shkruajnë mediet e huaja, efektivët e shoqëruan shqiptarin për në banesë, ku i gjetën 36 kilogramë kokainë dhe 70 mijë euro cash.

26-vjeçari shqiptar është dërguar në spital, pasi për shkak të kokainës së konsumuar nuk po ndihej mirë.

Megjithatë, sapo doli nga spitali, ai u arrestua menjëherë nga policia. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë