Një punonjëse seksi është shumë e kërkuar, aq sa ajo thotë se ka 21 klientë në ditë. Ellie, 19 vjeçe nga Nottingham e ka nisur këtë punë kur ishte vetëm 16 vjeçe.

 

Adoleshentja kërkon 70 paund për seanca 15 minutëshe me klientët dhe shpesh është aq shumë e kërkuar saqë asaj i mbeten vetëm dy minuta kohë për të “marrë veten” derisa të vijë klienti tjetër. Ellie mund të fitojë deri në 1,500 paund në natë, që është e barabartë me takimin e 21 klientëve në një mbrëmje.

 

“Për klientin tim të parë padyshim që jam e larë dhe e freskuar. Por më pas duhet të bëj dush, të ndërrohem. Ndonjëherë bëhet fjalë për dy minuta kohë në dispozicion, ndonjëherë kam 30 minuta. Varet nga ajo çfarë njerëzit kanë rezervuar.”

 

Ajo thotë se e ka pak të vështirë ta kryejë këtë punë sepse duhet të shkojë në hotele, ngaqë jeton bashkë me prindërit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *