E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kalonin shtetas nga vendet e treta drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka goditur një tjetër rast të kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, nga ku dy persona kanë rënë në pranga.

 

Reklamë

Shtetasit e arrestuar janë P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

 

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë