Dy persona kanë rënë në pranga si pasojë e vijimit të operacionit të koduar “TRANZIT”.

 

Shtetasit e arrestuar janë M.K., 32 vjeç dhe M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë.

 

Me arrestimin e këtyre dy shtetasve ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

 

Më herët gjatë operacionit u arrestuan e ndaluan 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.

 

Grupi organizonte dhe transportonte emigrant të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

 

Ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *