E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kalon vettingun prokurorja e Krimeve të Rënda

Prokurorja e krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj ka kaluar me sukses procesin e vettingut, duke u konfirmuar në detyrë.

 

Gjatë seancës dëgjimore, KPK njoftoi se KLP kishte depozituar dy shkelje proceduriale për prokuroren por që nuk u morën parasysh pasi ishin të pabazuara.

 

Reklamë

Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pas një konflikti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “Shullazi”.

 

Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda.

Vazhdo të lexosh

Reklamë