Dosja e ish-kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia kaloi për gjykim. SPAK e akuzon atë për pengim të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës. Këtë të mërkurë Spahia u paraqit në Gjykatën e Posaçme ndërsa njoftoi se nuk do t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar.
Spahia: Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, por kërkova një proces normal, sepse kjo është një padi e inskenuar nga zyrat e PS-së, e përdorur politikisht në kohë elektorale. Akuza është qesharake dhe e pabazë. Në gjithë veprimtarinë time kam pasur si udhërrëfyes vetëm zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi.
Lexo edhe :
Related Posts
I pyetur nëse ka apo jo besim te gjykata antikorrupsion, Spahia u përgjigj: Pres pafajësi.
Sipas akuzës, ish-kryebashkiaku i Shkodrës liroi nga detyra administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, i cili e paditi në gjykatë.
Më pas Spahia emëroi dikë tjetër në këtë detyrë, por ndërkohë Gjykata e Shkodrës kishte dhënë vendim që të pezulloheshin aktet e nxjerra nga kryetari i bashkisë.
Ka qenë ky vendimi që sipas SPAK është injoruar e që e vuri Bardh Spahinë në bankën e të akuzuarit. Ai mori detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër në mars të vitit 2022, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore, si kandidat i “Rithemelimit”./vizionplus.tv





