E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kalon ligji i të drejtës së autorit

Pas dy vjetësh pune intensiv dhe konsultimesh, parlamenti ka miratuar ligjin për te drejtën e autorit, i cili ishte një kusht i ndërkombëtareve. Plot 190 nene përcaktojnë ne mënyre te detajuar detyrimet e përdoruesve, agjencive te ndryshme dhe te drejtat e autoreve. Ministria e kulturës Mirela Kumbaro ka sqaruar se tashme ky ligj nuk lejon me keqpërdorimin apo grabitjen e një vepre a krijimi te autorit. Për here te pare ai vendos dhe rregullta te qarta financiare per krijuesit dhe përdoruesit e punëve te tyre. Ligji do te hyje ne fuqi pas 6 muajsh, pasi do t’i jepet kohe shoqërisë, madje dhe te rinjve për t’u njohur me te. Me miratimin e këtij ligji, ngrihen dy struktura te reja, Drejtoria e te Drejtave te Autorit dhe Këshilli Kombëtar i te Drejtave te Autorit. Ky i fundit do te jete nje organ pranë Ministrisë te Kulturës dhe i përbëre nga eksperte te fushës.

 

 

Më shumë video

Reklamë