E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Video · Politikë

Kalon kapitulli për Kushtetuesen

Mazhoranca dhe opozita kane vendosur t’i shqyrtojnë ne fund çështjet e nxehta politike te reformës ne drejtësi dhe kane kaluar me konsensus vetëm detajet teknike qe kane lidhje me kapitullin e Gjykatës Kushtetuese. Nje prej çështjeve me te nxehta te pjeses qe ka lidhje me Gjykatën Kushtetuese është emërimi i anëtareve te saj. Sipas draftit te hartuar nga ekspertet, 3 anëtare te saj emërohen nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative; me 84 vota. E gjithë kjo procedure nuk gëzon konsensusin e opozitës e pritet te zgjidhet ne fund se bashku me emërimet e tjera.

Më shumë video

Reklamë