E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kaloi vettingun, ankimohet vendimi për prokurorin e Apelit të Shkodrës

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin, e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj, pasi dyshojnë se  hetimi nuk është i plotë dhe se provat janë të pamjaftueshme për konfirmimin e tij në detyrë.

 

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit”.

 

Në vendimin e tij Komisioneri Publik, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë