Subscribe

Edhe mjeku Tritan Kalo është vaksinuar live në stadiumin ‘Air Albana’. Ai u vaksinua i katërti, pas Najada Çomos, Edi Ramës dhe Pëllumb Piperos. Pas marrjes së vaksinës, Kalo ka ngjitur në ballë logon e fushatës së vaksinimit anti-Covid Në Shqipëri, duke shprehur entuziazmin e mbërritjes së vaksinave në vendin tonë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, mjeku i njohur pranë spitalit Infektiv, Tritan Kalo, rrëfeu pasojat e Covid-19. Ndër to, ai rendit dhe humbjen e 31 prej kolegëve.

“U krijua një mundësi për tu ndjerë më i sigurtë në vijimsinë e punës sonë. Sepse, deri tashmë pavarësisht ruajtjes kemi patur plot raste me mjekë të infektuar. Mos harrojmë, janë 31 mjekë që kanë humbur jetën në këtë sfidë me infeksionin e SARS Covid-2. Bërja e kësaj vaksine krijon një siguri më të madhe ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *