Mjeku infeksionist, Tritan Kalo iu rikujton qytetarëve që të mos e ulin shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut të COVID-19, pasi virusi nuk është larguar ende.

Në një postim në “Facebook”, Kalo shprehet se vetëm përmes përkujdesit të vazhdueshëm, ulet edhe rreziku i infektimit prej koronavirusit.

Mes të tjerash, mjeku theksoi se fryma dhe puna në ekip mbetet “çelësi i artë i suksesit ” ndaj perballimit te pandemise.

“Me mjeken e rojes Dr. Ermira Muça (Mino), me mjeket Esmeralda Meta dhe Migena Qato, me Dr. Pëllumb Piperon me të cilin kemi shkelur së bashku në këtë oborr më 1.09.1976, ditën e parë të fillimit të Studimeve në Fakultetin e Mjeksisë, me kryeinfermjerët e pa përtuar Suzana Sinakolli të Urgjencës apo Igli Draçellari të Shërbimit Ambulator, etj….FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë…..Ju duam dhe ju respektojmë të gjithë juve BASHKËKOMBASIT tanë….Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *