Kriza ekonomike në turqi  duket që po kthehet në një çështje politike. Ministri i ekonomisë, Nureddin Nebati u ka bërë thirrje qytetarëve dhe biznesëve të vogla të denoncojnë  ekonomistët që po përhapin në rrjetet sociale lajme të rreme,  për ndikimin e presidentit erdogan në rënien e lirës.

 

NUREDDIN NEBATI

MINISTER I EKONOMISE, TURQI

 

Beni kallëzime penale ndaj kujdo që ju keqinformon. Këta komentues janë përgjegjës për përhapjen e këtyre lajmeve duke shkaktuar dhunë psikologjike. Unë ju bëj thirre të gjithë qytetarëve  të blejnë ar dhe dollarë, në mënyrë që të ruajnë kursimet e tyre nga rënia e lirës.”

 

Kjo deklarata vjen në një moment ku rregullatori i bankës shtetërore  ka dorëzuar kallëzim penal ndaj më shumë se 20 personave për shkak të postimeve të tyre në Twitter.  Në denoncim janë shënjestruar gazetarë dhe ekonomistë, të cilët kanë thene se rënia e lirës do të vazhdojë derisa të ndryshojnë politikat e Erdoganit.

Në mesin e personave të përfshirë ne kallzim është edhe ish-guvernatori i bankës qendrore, i cili tashmë është deputet i partisë opozitare.

 

monedha turke ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj prej fillimit të nëntorit e deri kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi  masat e reja për mbështetje të lirës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *